Para pak orësh zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit serb, Faton Hajrizi është vrarë.
Ai ka thënë se vrasja e tij është kryer në afërsi të Lloznicës.
Faton Hajrizi ka qëlluar sërish në drejtim të policisë, për çka edhe ka mbetur i vrarë.
Pas këtij lajmi ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e cila ka kërkuar nga autoritet serbe që ta konfirmojnë identitetin e personit të vrarë.
“MPJD, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë”, thuhet në njoftim.