Site icon PrishtinaPress

MPJD-ja refuzon kërkesën e Petkoviqit për hyrje në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të hyrë në Republikën e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigje e kësaj ministrie për Klan Kosovën.

Exit mobile version