0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

MPJD iu bën thirrje kosovarëve të largohen nga Ukraina, publikon numrin për ndihmë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të largohen sa më parë nga Ukraina.

Në njoftimin e publikuar nga ministria, thuhet se tashmë nuk mund të përjashtohet mundësia e fillimit të një konflikti të armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës.

Gjithashtu, MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë udhëtimet drejt Ukrainës, ndërsa atyre që ndodhen atje, u ka bërë thirrje që të largohen sa më parë.

Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775ose në adresën e emailit: embassy.cz.republic@rks-gov.net.

MPJD iu bën thirrje qytetarëve kosovarë të largohen sa më parë nga Ukraina

Pas rritjes dramatike të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, të shkaktuara nga prania dhe lëvizjet e mëdha të trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, tashmë nuk mund të përjashtohet më, fillimi i një konflikti të hapur të armatosur.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës iu bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës dhe nëse ndodhen atje, të largohen sa më parë.

Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775ose në adresën e emailit: embassy.cz.republic@rks-gov.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img