Site icon PrishtinaPress

MPJD e konfirmon se Prindon Sadriu u emërua drejtor për NATO-n dhe Sigurinë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD) ka konfirmuar se Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është emëruar drejtor për NATO në këtë dikaster.

Lajmin për teve1.info e kanë konfirmuar nga zyra e Informimit e MPJD-së.

“Ju njoftojmë se z. Prindon Sadriu me të përfunduar mandatin e tij si diplomat, ai është sistemuar në MPJD sipas procedurave të përcaktuara me ligj. Procedura e njëjtë e sistemimit nëpër departamente të këtij dikasteri vlen për secilin diplomat i cili e përfundon mandatin e shërbimit të tij në misione diplomatike”, thuhet në këtë përgjigje.

Exit mobile version