Vajza nga Kosova e cila ishte plagosur dy ditë më parë nga një sulm me armë zjarri në një sulm në një shkollë në Finlandë është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar ministria e Punëve të Jashtme, e cila tha se gjendja jo e mirë shëndetësore është konfirmuar edhe nga autoritetet përkatëse nga shteti i Finlandës.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës në Stokholm ka kontaktuar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me anëtarin e ngushtë të familjes së vajzës së plagosur dhe sipas informatave të fundit të pranuara nga anëtari i ngushtë i familjes ajo është në gjendje jo të mirë shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së, njofton Klankosova.tv.
Të martën e 2 prillit një nxënës 12-vjeçar ka vrarë një fëmijë dhe ka plagosur dy të tjerë, ku në mesin e tyre është edhe vajza nga Kosova.