6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

MPJ: ‘Tërheqja’ e njohjeve, propagandë e Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme thotë se nuk ka indikacione për tërheqje të njohjes nga Çekia. Sipas MPJ-së, informacionet për tërheqje të njohjeve janë propagandë e Serbisë. Ndërsa ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se nuk mund të ketë tërheqje të njohjes.
Gjatë fundjavës mediet serbe kanë raportuar që ish-diplomati çek Jan Kavan ka filluar një peticion për tërheqjen e njohjes për Kosovën nga Republika Çeke dhe se do të organizohet edhe një protestë, ku pritet t’i bashkohet edhe presidenti Milosh Zeman.

Por në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës kanë thënë se nuk kanë pranuar asnjë indikacion që Republika Çeke ka ndërruar qëndrim.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka thënë për “Zërin” se informacionet për tërheqjen e njohjeve janë propagandë e medieve serbe.
Madje ajo bëri të ditur se në 10-vjetorin e Pavarësisë në Kosovë do të jenë edhe dy zëvendësministrat e punëve të Jashtme të Çekisë.

“Absolutisht nuk është e vërtetë, prapë po e cek, janë propaganda të mediumeve serbe. Nuk kemi pranuar asnjë indikacion të tillë nga Qeveria Çeke, përkundrazi do t’i kemi dy zëvendësministrat e Punëve të Jashtme të Çekisë mysafirë për festën e 10-vjetorit të Pavarësisë, të cilët vijnë me ftesën time”, ka deklaruar Vuniqi.

Po ashtu kohë më parë është raportuar edhe për tërheqjen e njohjes nga Surinami.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img