Site icon PrishtinaPress

MPJ: Serbia të lirojë urgjentisht shtetasin e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar informacionin e konfirmuar zyrtar, që autoritetet në Serbi, kanë ndaluar edhe një shtetas të Republikës së Kosovës.

Sipas informacioneve të MPJ-së, shtetasi i Republikës së Kosovës po mbahet në Beograd, nga Zyra e Prokurorit Special, me arsyetimin e krimeve të luftës, shkruan PrishtinaPress.

MPJ vlerëson se sjellja e autoriteteve serbe karshi shtetasve të Republikës së Kosovës mbetet e ngjashme me politikat e Millosheviqit dhe veprime të tilla i konsideron thjeshtë si një “gjueti shtrigash” ndaj shtetasve tanë.

“Autoritetet serbe para se të merren me shtetasit e shtetit fqinj – Republikës së Kosovës do të duhej duhej të merreshin me shtetasit e tyre serb, të implikuar në krimet e luftës, kundër njerëzimit dhe krimeve tjera në Kosovë, gjë të cilën ata kanë dështuar ta bëjë”.

Kjo është dëshmia më e mirë se në Serbi nuk ka asnjë shenjë keqardhje, pendimi e as kërkim falje ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, sikurse nuk ka pasur as me qytetarët e vendeve tjera në rajon”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Punëve të Jashtme i bën thirrje fqinjit verior që urgjentisht të ndalë keqtrajtimet, maltretimet dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës,

MPJ  thërret Bashkimin Evropian, shtetet e Kuintit dhe komunitetin ndërkombëtar, që urgjentisht t’i tërheqin vërejtjen shtetit fqinj ndaj sjelljeve të tilla dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të shtetasit të Republikës së Kosovës./PrishtinaPress.eu

Exit mobile version