1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

MPJ refuzon kërkesën e Gjuriqit për ta vizituar nesër Pejën

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e shefit të të ashtuquajturës zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, për ta vizituar Pejën ditën e nesërme.
Vendimi i MPJ-së, pas koordinimit edhe me institucionet e tjera të Republikës së Kosovës, vjen pas zhvillimeve të para dy ditëve, ku Gjuriq ishte përpjekur në Komunën e Graçanicës për ta devijuar agjendën dhe penguar Policinë e Kosovës në kryerjen dhe zbatimin e detyrave të saj.
“Deklaratat e mëpastajme të tij në media kanë qenë provokuese dhe kundër frymës së bashkëpunimit që dy shtetet, Kosova dhe Serbia po synojnë ta arrijnë përmes dialogut. Mbi të gjitha, provokimet e tij deklarative janë edhe kundër interesit të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur të jetojnë në Kosovë dhe të jenë pjesë e jetës publike”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img