Site icon PrishtinaPress

MPJ për deklaratat e Macronit për vizat: S’kemi pranuar asnjë vendim zyrtar

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për sa i përket cështjes së vizave, duke thënë se “duke të jetë interpretuar gabimisht”.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, MPJ-ja tha se institucionet e Kosovës deri më tani nuk kanë pranuar asnjë vendim zyrtar për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Vendimet për miratim, pezullim apo shtyrje të liberalizimit të vizave merren në nivel të Bashkimit Evropian, e jo të shteteve anëtare. Procedurat e tilla i kanë afatet e caktuara kohore dhe vendimet merren me shumicën e paraparë të votave”, thuhet në përgjigje, njofton Klankosova.tv.

Më tej, MPJ-ja tha se nuk kanë asnjë informacion që një procedurë për shtyrje të liberalizimit të vizave të jetë nisur apo kërkuar nga shtetet anëtare.

Exit mobile version