Duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetari në Facebook, O’Connell është shprehur se nuk ka justifikim për këto veprime.
“Fatkeqësisht, disa vende i kane terhjek njohjet e tyre per Kosoven. Nuk mendojme qe ka ndonje justifikim per keto veprime. Kosova i permbushe te gjitha kriteret per te qene nje shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosoven si shtet i pavarur dhe sovran”, shkruan O’Connell.
Mirëpo, tërheqjen e njohjeve e ka mohuar këshilltari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj.
“Kjo nuk është e vërtet. Ne jemi në kontakt me departamentin e shtetit, me ta mbajmë kontakte të vazhdueshme, po ashtu edhe me partnerë ndërkombëtarë, kjo absolutisht nuk është e vërtetë”, ka deklaruar Zyberaj për lajmi.net.
Ai ka shtuar se nëse një vend e tërheq njohjen atëherë Ministria e Punëve të Jashtme njoftohet menjëherë.
Në anën tjetër zyrtarë serbë po vazhdojnë të lobojnë në mënyrë që shumë vende të tërheqin njohjen e Kosovës.
Liberia, Burundi, Guinea Bisao, Sao Tome e Principe, Surinami, Unioni i Komoreve, Ghana, Gambia, Dominika, Grenada, janë 10 vendet që Serbia pretendon se e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.