1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

MPJ konfirmon mbërritjen e “trupit të pajetë të qytetarit të raportuar si i vrarë në Lloznicë”: Po kryhen procedurat për identifikim

Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar edhe një herë se trupi i Faton Hajrizit që u vra në Lloznicë të Serbisë ka mbërritur në Kosovë.

Sipas MPJ-se, institucionet përkatëse të Kosovës po i kryejnë procedurat e mëtejme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë”.

“Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e MPJ.

rupi i Faton Hajrizit ka mbërritur në Kosovë mbrëmë pas mesnates, ku avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, ka thënë se tashmë trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img