2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

MPJ jep detaje për pjesëmarrjen e Gërvallës në Forumim e Bledit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, thotë se ministrja e këtij dikasteri Donika Gërvalla, në Forumin e Bledit, do të paraqesë përkushtimin e Republikës së Kosovës për të luajtur një rol aktiv dhe konstruktiv në avancimin e strategjive rajonale dhe globale për paqe, siguri dhe stabilitet.

“Ministrja Gërvalla gjatë paneleve dhe takimeve do të theksojë përparimin që Kosova ka arritur në përmbushjen e kushteve në procesin e integrimeve euroatlantike, reformat e thella në sundimin e ligjit, avancimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik. Ministrja Gërvalla do të nënvizojë gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit multilateral për të adresuar dhe tejkaluar sfidat globale, duke pozicionuar Kosovën si një partner të besueshëm të shteteve demokratike dhe të përkushtuar në skenën ndërkombëtare”, shkruan gjithashtu në kumtesë.

“Në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Forumin Strategjik të Bledit, Ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime me ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse, përfaqësues të institucioneve globale, shoqëri civile dhe medie, duke thelluar marrëdhëniet diplomatike dhe duke promovuar interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Gërvalla, ka udhëtuar në Slloveni për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, që mbahet më 2 dhe 3 shtator, me ftesë të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon,

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img