4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

MPJ: I kemi të konfirmuara votat për pranim në Këshillin e Evropës

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se votat e Kosovës për pranim në Këshill të Evropës janë konfirmuar në nivele të ndryshme. Ai ka deklaruar se janë ende në fazën e parë të pranimit.

Kosova pati aplikuar për pranim në Këshill të Evropës më 12 maj. Por Ahmeti ka theksuar se pranimi në këtë organizatë është proces relativisht i gjatë dhe kompleks.

“Kemi ndërtuar strategji për multilateralen, të synojmë organizatat nga të cilat Kosova përfiton. Më 12 maj aplikuam në Këshill të Evropës. Ishim të vetëdijshëm për një proces që është relativisht i gjatë dhe kompleks. Kemi ndërtuar një momentum për vazhdimin e procedurës. Pranimi i ka tri votime, fillimisht niveli i ambasadorëve në Strasburg votojnë, pastaj në Asamblenë Parlamentare duhet të përgatiten tri raporte dhe raportet të bashkohen për t’u votuar si një në Komitetin e Ministrave, ku është faza finale. Jemi në fazën e parë. Votat i kemi. Janë konfirmuar në nivele të ndryshme, sikurse nga diplomacia dhe niveli politik i diplomacisë”, ka thënë Ahmeti në “60 Minuta” të KTV-së.

Ai ka thënë se nuk është aspak e vërtetë që Serbia ka shënuar fitore që s’e ka lejuar votimin e Kosovës për pranim në KiE në nivel të ambasadorëve. Sipas tij, Kosova s’ka qenë në agjendë deri më tani. Ka theksuar se opinioni ligjor i Departamentit Ligjor të Këshillit të Evropës ka konstatuar se aplikimi i Kosovës duhet të konsiderohet si çdo shtet tjetër. Kjo, siç ka deklaruar Ahmeti, është fitore për Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img