0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

MPB thotë se për 6 muaj janë shkatërruar rreth 26 grupe kriminale

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se Policia e Kosovës brenda 6 muajve ka shkatërruar rreth 26 grupe kriminale, ku kanë qenë të përfshirë mbi 200 persona.

Shefja e kabinetit të ministrit të MPB-së, Jeta Tela, tha se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet ndër prioritetet e tyre kryesore.

Tela e cila ishte prezente në debatin e organizuar nga Lëvizja FOL në mungesë të ministrit Xhelal Sveçla, tha se brenda 6 muajve kanë arritur të kryejnë shumë punë.

“Për 6 muaj, unë mendoj që është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe. Nga statistikat e fundit që i kemi marrë nga Policia e Kosovës, është arritur që brenda periudhës 6 mujore me u shkatërru diku 26 grupe kriminale, dhe kanë qenë të përfshirë rreth 217 persona. Dhe, këtu kemi të bëjmë edhe me shqiptarë, serbë, shtetas të Shqipërisë, të Maqedonisë, e pjesa më e madhe janë qytetarë të Republikës të Kosovës. Janë 10 grupe të krimit të organizuar, të cilat janë luftuar vetëm gjatë periudhës 6 mujore, kemi 8 grupe për droga, 6 për krime ekonomike, për të cilat kanë ndodhur arrestime gjatë këtij 6 mujori dhe ka edhe grupe tjera, përfshirë edhe trafikimin e qenieve njerëzore”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se prej ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në ekzekutiv dhe ministrit Sveçla në krye të MPB-së, janë ballafaquar me një mori sfidash, e ndër to edhe ato në fushën e administratës publike.

Duke folur për mungesën e materialit për letërnjoftim, shefja e kabinetit të ministrit Sveçla tha se kanë hasur në tenderë që nuk i kanë plotësuar kushtet për miratim, e si rrjedhojë theksoi se i kanë anuluar.

Ajo sqaroi edhe njëherë se është mungesa e mikroqipave në mbarë botën, që prolongoi pajisjen me dokumentacion.

“Ne kemi arritur që me tenderin e ri, që është negociu, kursimi mujor të jetë 115 mijë e 208 euro. Për një vit, vlera e mjeteve që kursehen vetëm për mirëmbajtje është 1 milion e 382 mijë e 520 euro. Përqindja e kostos së mirëmbajtjes, me tenderin e ri, i bjen me qenë diku 92 përqindje më e ulët sesa kontrata e fundit”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img