-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

MPB: Përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm pas datës 26 dhjetor

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se shkelja mund të sjellë gjoba deri në 500 euro

“Siguria është përgjegjësia jonë e përbashkët! Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike është i ndaluar dhe ndëshkohet rëndë sipas ligjit”.

“Le të festojmë sigurt dhe të mbrojmë njëri-tjetrin! Kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të kontribuuesve në Fondin e Mirëbesimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img