Site icon PrishtinaPress

MPB lanson fushatën “Festo me zemër, jo me armë”

Ministria e Punëve të Brendshme në mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, ka lansuar fushatën “Festo me zemër e jo me armë”.

Sipas komunikatës për media nga kjo ministri, fushata do të jetë edhe më aktive gjatë sezonës së verës, ku do të ketë audienca të tjera të synuara, që vlerësohet se do të ndikojnë në parandalimin e të shtënave festive.

Tutje, në njoftim thuhet se kjo fushatë e ndërgjegjësimit kundër të shtënave festive, do të zgjasë deri në fund të muajit shtator.

Exit mobile version