14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

MPB kërkon nga qytetarët të shmangin pikat kufitare në Bërnjakë dhe Jarinjë, jep sqarime edhe për përdorimin e targa të Serbisë

Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga qytetarët që të mos shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjakë dhe Jarinjë, për shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten në rrugë.

“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës, që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten në rrugë”, thuhet në njoftim.

MPB gjithashtu ka bërë të ditur se qytetarët që qarkullojnë nga Kosova në drejtim të Serbisë mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por se në hyrje duhet të pajisen me targat e përkohshme RKS.

“Njëkohësisht, njoftojmë qytetarët të cilët qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë, se mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por se në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të sotshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim.

Ndryshe sot MPB ka marrë vendim ku sipas të cilit thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”

Tutje në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img