Site icon PrishtinaPress

MPB-ja thotë se procesi i konvertimit të patentë shoferëve fillon nga 10 maji

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 10 maj do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat ilegale serbe në patentë shoferë të Kosovës.

Sipas MPB-së, konvertimi i patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat ilegale serbe në patentë shoferë të Kosovës do të zgjasë deri më 9 gusht të këtij viti.

“Të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shoferi të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shoferi zyrtar të Republikës së Kosovës përmes aplikimit formularit elektronik në ueb faqen  https://patentshoferonline.rks-gov.net/ apo edhe fizikisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Tutje, MPB-ja tha se në rast të paraqitjes fizike për aplikim në sportelet e Qendrave për Pajisje me Dokumente, qytetarët duhet të posedojnë me vete letërnjoftimin, origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer.

“Certifikata shëndetësore lëshohet nga institucionet shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Çmimi për certifikatë shëndetësore varion nga kategoria e mjetit për të cilin posedon patentë shoferin dhe atë si në vijim: Për kategorinë B/BE çmimi i certifikatës shëndetësore është njëzetë euro (20.00. Për kategorinë C dhe kategorinë D çmimi i certifikatës shëndetësore është pesëdhjetë euro (50.00€). Dëshmi të pagesës së taksës vlera e së cilës është pesëmbëdhjetë euro (15.00€) dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version