5.4 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

MPB-ja aktivitet me mërgimtarët për parandalimin e të shtënave festive

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani, e ka zhvilluar një aktivitet për mërgimtarët që vinin në Kosovë nga pika kufitare e Merdares.

Gashani pasi iu dëshiroj mirëseardhje atyre, diskutoj me ata rreth pasojave të shtënave festive dhe për aktivitetin që MPB-ja po e zhvillon me moton “Festo me zemër, jo me armë”.

Ai theksoi se mërgimtarët janë aset dhe i sjellin vendit gjallëri.

“Ju kemi përzgjedhur ju, me qëllim që të na ndihmoni të shpërndani këtë mesazh për rrezikun që kanë të shtënat festive dhe të raportoni rastet te Policia e Kosovës. Vetëm duke punuar së bashku mund të ndihmojmë në parandalimin e kësaj dukurie negative e cila i përket së kaluarës”, iu tha Gashani mërgimtarëve të cilët po vinin në vendlindje.

“Koordinatori për Armë të Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, gjatë bashkëbisedimit me mërgimtarë, vuri në dukje rreziqet që vijnë nga të shtënat me armë, por edhe pasojat juridike që do t’i kenë qytetarët që shtënë me armë, prandaj theksoi ai është e rëndësishme që të festohet pa armë”, thuhet në njoftimin e MPB-së përcjell Klankosova.tv

Ndërsa mërgimtarët mirëpriten nismën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në parandalimin e të shtënave festive dhe theksuan gatishmërinë e tyre që të njëjtat mesazhe që morën sot, do t’i ndajnë edhe me familjarët dhe të afërmit e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme, me 30 qershor filloi zyrtarisht fushatën ‘Festo me zemër, jo me armë’ me aktivitete në shkolla, takime me Këshillat Komunal për Siguri në Bashkësi, institucionet të sigurisë, institucione fetare dhe asamble Komunale në qytete të ndryshme në Kosovë. Aktivitete të tjera do të përcjellin fushatën gjatë ditëve dhe muajve në vijim, për të ngritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për të rritur numrin e raportimeve për të shtënat festive.

Kjo fushatë është duke u mbështetur nga UNDP dhe SEESAC.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img