2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

MPB i mban shpresat e fundit për 5 milionët e pasaportave te gjykatat vendore

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë dal me një qëndrim rreth humbjes së Republikës së Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit ndaj kompanisë austriake “OeSD” përmes një konference për media.
Sipas  tyre, vendim i gjykatës ndërkombëtare do t’i nënshtrohet procedurës së njohjes nga ana e strukturave gjyqësore në vendin tonë.  Gazmend Nushi, avokati i cili përfaqëson MPB-në, dha detaje rreth çështjes së pasaportave, me të cilin vendi ynë është i detyruar t’ia paguaj kompanisë austriake rreth pesë milion euro.
“Për t’i eliminuar disa kundërthënia që janë paraqitur në medie të ndryshme. Ky vendim i arbitrazhi në kuptimin e procedurës së arbitrazhit nuk mund të ankimohet në ndonjë instancë më të lartë. Por nisur nga konventa e New York-ut, ministra e Punëve të Brendshme do ta nis procedurën për anulimin e këtij vendimi. Poashtu duhet pritur edhe inicimin e procedurës për njohjen e këtij vendimi.  Fjalën përfundimtare do ta jep gjykata kompetente vendore. Afati 14 ditor është keqkuptuar nga media sepse ky vendim i tillë çfarë është për momentin i nënshtrohet të njohjes së instancave vendore të gjykatave në Kosovë”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Driton Gashi tha se janë duke pritur që në dorë ta kenë vendimin origjinali “Sigurisht se vendimi i arbitrazhit është çështje serioze dhe është betejë e komplikuar ligjore.  Andaj çdo veprim ose informacion shtetësi në momentin e përshtatshëm do ta din”, ka thënë ai. /Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img