1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

MPB bën thirrje për kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës t’i respektojnë rregullat ligjore dhe të kenë kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike gjatë festave të fund vitit.

“Në mënyrë që të mos vijë deri tek rrezikimi i shëndetit, fishekzjarrët dhe mjetet tjera piroteknike duhet të përdoren vetëm nga të rriturit e po ashtu edhe shitja apo blerja duhet të bëhet nga personat e rritur dhe atë sipas kategorisë se fishekzjarrëve”.

“Shitja e tyre është e lejuar prej datës 19 dhjetor deri me 31 dhjetor, ndërsa përdorimi nga 26 dhjetor deri me 2 janar”.

MPB po ashtu njofton se shitja, blerja dhe përdorimi i fishekzjarrëve është i ndaluar në rrugë publike, sheshe, vendbanime të dendura me ndërtesa dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura, në afërsi të spitaleve, në mjetet e transportit të udhëtareve, etj.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme i uron Vitin e Ri 2021 të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img