1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

MPB: Asnjë nga refugjatët afganë nuk janë të infektuar me COVID-19

Asnjë nga personat e ardhur nga Afganistani në Kosovë nuk kanë rezultuar pozitivë në koronavirus, ka thënë një burim i Ministrisë së Punëve të Brendshme për Radion Evropa e Lirë.

Sa i takon gjinisë, nga 111 personat e ardhur për strehim në Kosovë, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra.

Në Kosovë të dielën më 29 gusht, arriti grupi i parë i qytetarëve afganë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Ata u transportuan nga Gjermania me një avion të forcave ajrore amerikane. Autoritetet kosovare po ashtu njoftuan se gjatë të hënës pritet të arrijë grupi tjetër i afganëve.

Qytetarët afganë, që kanë punuar me NATO-n, së bashku me familjet e tyre, do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë, derisa t’iu rregullohen dokumentacionet për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara.

Afganët që kanë arritur në Kosovë janë strehuar në ish-kampin e kompanisë Bechtel Enka, që gjendet pranë bazës ushtarake amerikane “Bondsteel” në Ferizaj.

Ndërkohë përmes një njoftimi ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se për shkaqe të sigurisë dhe ruajtjes së privatësisë së refugjatëve nga Afganistani të vendosur në Kosovë, për një kohë të caktuar, mediat nuk do të kenë qasje në kamp për të marrë pamje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img