1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mozzik thotë “Të dua” në këngën dedikuar të bijës

Reperi i njohur, Mozzik prej ditësh ka nisur paralajmërimin e projektit të ri muzikor.

Përmes disa postimeve enigmatike, reperi nga Ferizaj pyeste fansat se kujt i thonë ‘të dua’ çdo ditë.

Ndërsa, pak ditë më parë ai zbuloi se kënga e tij më e re mban titullin pikërisht “Të dua” dhe tashmë është publikuar në kanalin zyrtar të YouTube.

Foto: Mozzik/Instagram

Ky projekt vjen si dedikim për vajzën e tij Hanën e cila erdhi si fryt i dashurisë me ish-partneren e tij, Loredana.

Në përkimin e këngës emocionale, Mozzik u shpreh se kjo do të jetë kënga e fundit që ai do të flas për vajzën dhe privatësinë e tij.

https://www.instagram.com/reel/Ci0zYSTjI8S/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

“Hana ime e vogël për momentin e di që nuk do e kuptosh këtë këngë! Por besoj që kur të rritesh edhe pak do e kuptosh! Dhe kur të bëhesh për ta kuptuar këtë këngë kisha dashur shumë që mos ta hapim si temë asnjëherë! Të jetojmë ashtu si na ka ardhur jeta. Të dua më së shumti në botë. Babi yt Gramoz Aliu! Dhe kjo është kënga ime e fundit kur flas për privatësinë time dhe për vajzën time. Nuk do e përfshijë vajzën time asnjëherë më në testet e mia”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, theksojmë që producent i këngës është kantautori, Elgit Doda, për tekstin u përkujdes vet reperi ndërkaq miksimin dhe masterizimin nga Marenglen Boja./Prishtinapress/

https://youtu.be/mW1KpfhBGjI

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img