Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana, për një kohë të shkurtër ka arritur të pushtojë tregun muzikore.
Përpos muzikës, ajo është bërë krye temë e faqeve rozë, pasi ndodhën shumë në jetën e saj personale.
Që nga akuzat për marrjen e 700 mijë eurove nga çifti zviceran, ndarja nga Mozzik, vdekja e babait të saj dhe shumë të tjera momente të lumtura ajo do t’i përshkruajë në dokumentar.
Këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social Instagram, teksa ka ndarë një pjesë të prodhimtarisë.
“Thjesht nuk kam mundur të shpjegoj dy vitet e fundit në një intervistë. Këtu është një pjesë e dokumentarit që kam xhiruar për një vit, e që do të transmetohet në Spotify”, ka shkruar ajo.
Në të shihej edhe Mozzik, teksa papritur shfaqet me sy në lot, por në atë moment videoja merr kahje tjetër.
Ndërkaq, Lori bën të ditur se udhëtimi i saj nuk ka mbaruar, ai veçse ka filluar.