Mozzik ka folur për herë të parë për varësinë nga substancat narkotike. Reperi ka treguar se u bënë 6 vite që ka hequr dorë nga droga.
Sipas tij, fakti që konsumonte drogë kishte të bënte me shumë faktorë e një prej tyre ishte profesioni.
“Kam qëndruar larg nga drogat për gati 6 vite në mos gabohem…Është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem shumë krenar me veten! Sigurisht ishte një rrugë e vështirë për mua. Isha shumë i ri, ambient, profesioni dhe gjithçka që lidhet me të, por ia dola. Faleminderit Zotit!”, shkruan Mozzik.

