Është ndërpre mbrëmë koncerti i reperit Mozzik në Gjilan, pasi dikush dyshohet se ka hedhur granatë dore para lokalit ku ka kënduar artisti, shkruan Gazeta Express.
Kjo është konfirmuar nga vëllai i reperit, Getinjo.
“Përshëndetje Gilan i dashur,. Sonte patum me këndu, ke tu pëlcit full full. Na falni krejtve që nuk mujtum me e vazhdu programin, se dikush e ka gjujt një granatë dore para lokalit, po shyqyr Zotit nuk ka shpërthye granata, por policia e ka pas të obligueshme me blloku krejt vendin dhe me i qit krejt njerëzit jashtë”, tha ai në një video të publikuar në “Instagram”.
Ndërkohë Mozzik ka publikuar edhe video nga momenti kur Policia e Kosovës ka hyrë brenda lokalit dhe ka kërkuar nga të pranishmit që të largohen.