Reperi nga Ferizaj, Gramoz Aliu apo siç njihet me emrin e artit Mozzik, vazhdon të jetë një nga personazhet më aktiv në rrjete sociale.
Ai ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, ndërsa nuk mungon me postime edhe nga përditshmëria.
25 vjeçari kësaj radhe duket se ka vizituar një nga vendet malore në Kosovë dhe këtu shfaqet së bashku me djalin e ish-presidentit Thaçi, Endrit Thaçin.
Të njëjtit pozojnë me një flamur në duar në të cilin shkruhet ‘Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)’.
“Liria ka emër #UÇK”, ka shkruar ai krahas këtij postimi.
Në fillim të kësaj jave, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë publikuar vendimin e aktakuzës së plotë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte.
Të lartpërmendurit u arrestuan dhe u dërguan në Hagë në fillim të muajit nëntor, ndërsa aktakuza ndaj tyre është e përpiluar në 236 faqe.