Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka treguar ndër vite se është shumë i dhënë pas veturave luksoze.
Të ardhurat e mira nga muzika ia kanë mundësuar reperit nga Ferizaj që të bëjë një jetë mjaft të mirë luksoze dhe të ketë makinat që dëshiron.
Së fundmi, ai vuri në dukje dy prej veturave të tij luksoze – njëra prej të cilave është ‘Rolls-Royce Ghost’, të cilën e bleu vetëm pak muaj më parë.
Reperi i hitit “Madonna” ka treguar se iu ka bërë së fundmi një transformim total veturave, duke i ngjyrosur në dizajnin që gjithmonë ka dashur.
Ai ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, duke treguar kështu se ka arritur më në fund atë që gjithnjë ka dashur.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar dizajnin e ri të veturave të tij. /Telegrafi/