Ish-çifti, Mozzik dhe Loredana, kanë prezantuar së fundmi projektin e tyre të ri.
“Immer wenn es regnet” mban titullin kënga që në shqip do të thotë “Sa herë që bie shi”.
Dyshja vijnë me një paraqitje të mahnitshme në klip dhe me një afërsi të madhe si pjesë e albumit të përbashkët, “No Rich Parents”.
Klipi duket të jetë realizuar në Kosovë gjatë verës, derisa biondja po qëndronte për një kohë më të gjatë.
Albumi i tyre i plotë pritet të lansohet gjatë ditës së nesërme (24 shtator).
Të njëjtit ndërkohë pak ditë më parë njoftuan se janë ndarë sërish nga njëri-tjetri, pavarësisht tentimeve që bënë.
Ata kanë bashkë edhe një vajzë të quajtur, Hana.