Njësisa Speciale Intervenuese (NjSI) ka protestuar këtë të mërkurë para Qeverisë së Kosovës.
Të shumë ishin ata që dolën në përkrahje në rrjetet sociale për Policinë. Në mesin e tyre është edhe reperi nga Ferizaj Mozzik.
Ai ka thumbuar edhe shefen e deputetëve të LVV-së Mimoza Kusari Lila.
“1800 euro për Mimozën që koordinohet me Millanin, 600 euro për ata që e luftojnë Millanin! Zoti ju rujtë o atdhedashës”, shkroi ai.
Kujtojmë se Kusari Lila ishte e përfshirë në përgjime së bashku me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Ajo në audioincizime e kishte pranuar se ka biseduar me Milan Radojçiqin, tash kryeterroristi që i priu sulmit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.