9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mourinho: Shumë njerëz do të mendojnë se jam i çmendur kur e them këtë gjë

Një muaj pas shkarkimit nga Manchester United, Jose Mourinho ka vendosur të rikthehet në ekranet televizive.

Trajneri portugez është angazhuar në Bein Sport në Katar, ku ka analizuar Kupën e Azisë, pa harruar të flasë edhe për karrierën e tij.

Një ndeshje tjetër që do të komentohet nga Mourinho është derbi i së shtunës mes Chelsea dhe Arsenal.

“Unë dua të një trajner, unë i përkas futbollit dhe do të jem aty. Unë jam shumë i ri për t’u larguar”, ka deklaruar Mourinho teksa është pyetur rreth një largimi nga futbolli, përcjell prishtinapress.eu

55 vjeçari gjatë kësaj paraqitje, ka thënë se pak njerëz e dinë vërtetë se çfarë ndodh prapa skenave te skuadrat e futbollit, dhe për këtë gjë vendin e dytë me Manchester Unitedin në Premierligë e cilëson si suksesin më të madh në karrierën e tij.

“Ndonjëherë ne komentojmë vetëm atë që shohim, por nuk e dimë se çfarë po ndodh prapa skenave, dhe kjo ndikon në atë që shohim”, ka thënë portugezi.

“Unë mendoj se kjo është gjëja themelore. Nëse për shembull them se puna më e mirë e karrierës sime ishte vendi i dytë me Manchester United në Premierligë, ju do të mendoni: “ky njeri është i çmendur, fitoi 25 trofe, dhe thotë se vendi i dytë është arritja e tij më e madh”. Por unë jam duke e thënë këtë sepse njerëzit nuk e dinë se çfarë po ndodh në sfond”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img