Jose Mourinho ka thënë se edhe pse Real Madridit do t’i mungojë Cristiano Ronaldo, klubi madrilen është më i madh se çdo lojtar.
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është pyetur për largimin e Cristiano Ronaldos nga Madridi dhe përgjigja e tij ka qenë e shkurtër: “Real Madridit do t’i mungojë ai, natyrisht, por klubi është më i madh se çdo lojtar”, transmeton Gazeta Express.
Portugezi pati nderin që ishte trajneri i parë që e mposhti Real Madridin e Julen Lopeteguit, mbrëmë në ndeshjen e turneut miqësor parasezonal, International Champions Cup, me rezultat 2-1.
Ai tha pas ndeshjes se ky version i Real Madridit nuk është ajo çfarë njerëzit do të shohin gjatë sezonit.
“Ky nuk ishte Real Madridi. As nuk ishte Manchester Unitedi im. Shumë lojtarë munguan. Nuk është koha të vlerësojmë asgjë. Kjo fitore do të ishte e rëndësishme në Ligën e Kampionëve, por jo sot”, shtoi ai.