11.1 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Mourinho dëshpëron fansat e United për Neymarin

Jose Mourinho ka thënë se Manchester United nuk do të mund ta blej Neymarin. Djajtë e Kuq kanë qenë të lidhur me blerjen e sulmuesit dhe sipas asaj që shkruan gazeta Sport, klubi nga Liga Premier është i gatshëm të paguajë klauzolën e tij të lirimit që është 173 milionë funte.

Por trajneri i United, Mourinho në një intervistë për ESPN Brazil, ka thënë se shumë është e vështirë.

“Gjithmonë dua të jem objektiv me klubet dhe u kërkojë klubeve të më sjellin ata që munden”.

“Neymari, është absurde”. “Një klub si Barcelona nuk mund dhe nuk dëshiron ta shes Neymarin”.

“Lionel Messi është ende i ri dhe ka shumë vite lojë para, ai është vetëm 30, dhe Neymar do të bëhet lojtari më i madh i Barcelonës pasi ta lë Messi”.

Ai nënvizoi që blerja e tij është e pamundur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img