Site icon PrishtinaPress

Motrat e nderit nga Kosova e presin Abazoviqin në një kishë të Petrovacit duke i folur shqip

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritat Abazoviq është pritur nga dy motra të nderit prej Kosovës në një kishë të Petrovacit.

Ato e përshëndesin Abazoviqin në gjuhën shqipe.

E Abazoviq ka shkruar në Twitter duke thënë se po e ndërtojnë Malin e Zi evropian.

“Mezi pres të takoj motrën Dritën në manastirin françeskan në Petrovac. Ne i trajtojmë të gjitha bashkësitë fetare njësoj, duke dashur që të gjithë në Mal të Zi të ndihen të respektuar. Ne po ndërtojmë shoqërinë civile dhe Malin e Zi Evropian”, ka shkruar ai.

Abazoviq është shkarkuar në gusht të këtij viti, kjo pasi e kishte nënshkruar një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe. VIDEO

Exit mobile version