Site icon PrishtinaPress

Motra e policit të zhdukur ‘përplaset’ në komente me qytetarët e Kaçanikut

Komentuesit në rrjetet sociale kanë filluar të komentojnë në lidhje me rrëfimin e dëshmitarit që doli dje para televizioni, ku tha se ka parë aksidentin, sipas deklaratës së dëshmitarit në vendin e ngjarjes ka dalur mbas 2 minutave dhe nuk ka parë policët në vendin e aksidentit, e kjo deklaratë nga ai ka ngjallur reagime të shumta dje, njofton Metro.

Në një portal të rajonit prej nga vjen polici, komentuesit janë përplasur mes veti, aty ka ndërhyrë edhe motra e njërit nga policit të zhdukur, bëhet fjalë për motrën e Malsor Dashit.

Ajo ka bërë thirrje komentuesve dhe të gjithë atyre që të përmbahen nga komentimi i këtij rasti pasi që lëndohen si familje, shkruan gazetametro.net.

Deri te replikimi i motrës së policit ka ardhur pasi në artikullin e shpërndarë mbrëmë në lidhje me dëshmitarin që e ka parë aksidentin e dy policëve të zhdukur, thuhej në koment se ata janë fundosur.

Komenti i D.S.

 

Komenti i motrës së policit, Malsor Dashi.

Vlen të përmendet edhe njëherë se komentet janë bërë në një portal të rajonit atje prej nga vjen policët e zhdukur. Motra e policit i ka bërë apel të gjithë atyre që të mos shprehen kështu, pasi që ata po lëndohen edhe më rëndë kur po shohin kësi komente.

Në vendin ku është dyshuar se mund të jetë telefoni i njëri nga policët e zhdukur, pas kërkimit nuk është gjetur asgjë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se ende nuk ka asgjë të re për sa i përket operacionit për gjetjen e dy policëve. Ai ka thënë se në momentin që do të ketë diçka në këtë drejtim, do të njoftohet opinioni, shkruan gazetametro.net.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, bashkë me njësite të Policisë së Kosovës e të zjarrfikësve, kanë rinisur punën në operacionin për gjetjen e dy policëve të zhdukur pas aksidentit të së shtunës mbrëma në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Në kërkim të tyre janë vënë edhe zhytës vullnetarë e banorë të zonës./gazetametro.net.

Exit mobile version