Inter është në negociata për të zgjatur kontratën e Lautaro Martinez dhe tani raportohet se kanë hapur bisedimet edhe me Nicolo Barellan.
“Nerazzurët” momentalisht e gjejnë veten në krye të tabelës në Serie A me katër pikë më shumë se Juventusi në vendin e dytë të cilët i mposhtën mbrëmë me rezultatin 1-0 në “San Siro”.
Ata janë gjithashtu duke punuar edhe në të ardhmen për të konsoliduar skuadrën dhe yjet e saj, ndaj këtu nuk bën përjashtim as Nicolo Barella.
Kontrata e të dy lojtarëve skadon në qershor të 2026 dhe ‘Calciomercato’ ka raportuar se teksa bisedimet me Lautaron janë bërë temë, diskutimet kanë filluar gjithashtu edhe me agjentët e Barellas.