Site icon PrishtinaPress

Motoçiklisti godet një vajzë në Gjakovë dhe ikën

Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur sot në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, ku një motoçiklist ka goditur një vajzë.

I njëjti më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai bëri të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal “Isa Greza” në Gjakovë.

“Deri te aksidenti dyshohet se kishte ardhur, derisa viktima kishte qenë duke lëvizur me biçikletë në Rr. Gjergj Sokoli” në drejtim të lagjes “Dardania” I, mirëpo me të arritur afër qendrës tregtare ‘ETC’, sipas viktimës dyshohet se nga prapa e kishte goditur një motoçikletë në rrotën e pasme e më pas goditjes ishte përplasur për asfalti, ndërsa motoçikleta fillimisht ishte ndalë në vend të ngjarës e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, ka thënë Gjurkaj.

Ai ka shtuar se si pasojë e këtij aksidenti, viktima pas një kontrolli mjekësor, rezulton se kishte tri brinjë me frakturë.

Exit mobile version