0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Motivi i vrasjes së 30-vjeçares, babai i Naim Murselit: “Arsyen e vërtetë e dinë vetëm ata dy”

Shaban Murseli po vazhdon të kujdeset për fëmijët e Liridona Ademajt dhe Naim Murselit, djalit të tij që dyshohet bashkë me dy të tjerë për vrasjen e bashkëshortes së tij 30-vjeçe.

Murseli, sot është deklaruar sërish rreth ngjarjes që tronditi Kosovën javën e kaluar.

Ai tha se nuk ka ende informacione mbi motivin e ngjarjes.

“Ende diçka konkrete nuk jam i informuar. Vetëm spekulime të mediave. Arsyen e vërtetë e dinë vetëm ata dy. Ata nuk kanë pasur probleme financiare si çift. Unë jam i shokuar dhe s’jam i interesuar me mbrojt Naimin”, tha Shaban Murseli në një deklarim për portalin Indeksonline.

Ai ka folur edhe për gjendjen e fëmijëve si dhe për besën që ia ka dhënë familja e të ndjerës Ademaj.

“Fëmijët e Liridonës mbrëmë për herë të parë i kanë kërkuar dajtë e tyre. Ne nuk kemi asnjë kontakt me familjen Ademaj. Besë kemi pas dy ditë, dy ditë kanë kaluar dhe ne nuk kemi më asnjë informatë tjetër”, ka thënë Shaban Murseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img