Site icon PrishtinaPress

Moti ua prish planet kosovarëve, këtë fundjavë më pak vetura e kaluan kufirin me Shqipërinë

Moti i paqëndrueshëm ka ulur fluksin e automjeteve që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë.

Numri i automjeteve që kaluan Morinën ditën e sotme ka qenë më i ulët se një fundjavë më parë, ndikuar kjo edhe nga rritja e shifrave të të infektuarve me koronavirus në të dy vendet.

Pavarësisht kësaj, krijimi i radhëve në këtë doganë ka qenë e pashmangshme.

Policia kufitare po punon me gjashtë sportele.

Qytetarët thonë se procedura e kalimit të kufirit është përshpejtuar këtë vit, pavarësisht kontrollit të temperaturës për çdo individ.

Gjithsesi në radhët e tyre vihet re një pasiguri për shkak të përhapjes së koronavirusit, shkruan Abcnews.

Exit mobile version