Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me vranësira të ulëta dhe intervale me diell në orët e mëngjesit, ku mund të paraqiten edhe kushtet për mjegull nëpër ultësira dhe lugina.
Gjatë ditës pritet që vranësirat të tërhiqen, duke i lënë vendin kryesisht rrezeve të diellit, raporton Meteo Kosova.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6°C.
Ndërkaq, era pritet të fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 6-18 km/h.