Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet të mbajë mot me vranësira e intervale me diell.
Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin shi, të përcjellur me rrufe.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftim