Mot me vranësira dhe intervale me diell do të na shoqëroj gjatë ditës së sotme.
Sipas IHMK-së kjo situatë stabile meteorologjike vjen si rezultat i masave të qëndrueshme të ajrit të cilat do të jenë prezent mbi territorin tonë.
Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të mbizotërojë në gjithë territorin e Republikës, me luhatje të lehta në vlerat e temperaturave ekstreme, minimaleve dhe maksimaleve.
Temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.