Site icon PrishtinaPress

Moti sot: Me diell e vranësira, temperaturat arrijnë 26 gradë 

Institutiti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 -12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gardë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Exit mobile version