Mbi Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 dhe 30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, thuhet në njoftimin e IHMK-së.