Site icon PrishtinaPress

Moti sot: Kryesisht i vranët, parashikohen riga shiu dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugpërendimi me shpejtësi 1-11m/s.

Exit mobile version