Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugpërendimi me shpejtësi 1-11m/s.