8 C
Pristina
Saturday, March 1, 2025

Buy now

spot_img

Moti sot: Intervale me diell e më vonë shi

Në ditën e parë të pranverës meterologjike, më 1 mars, nuk do të mungojnë intervale me diell, megjithëse vranësirat do të dominojnë qiellin e vendit.  Më vonë pasdite paraqiten kushte për riga lokale shiu.  Fillimisht fryn erë e lehtë jugperëndimore e më vonë ndryshon drejtimin në verilindore, me shpejtësi 2-7m/s.  Temperaturat minimale zbresin në  3C e 6C. e ato maksimale arrin deri në 11C e 14C.

Reshje më të vazhdueshme shiu parashihen ditën e diel, ndërkohë që temperaturat pësojnë një rënie deri në 5C.  Viseve kodrino-malore priten edhe reshje dëbore. 

Nga dita e hënë vranësirat shpërndahen, ku do të mbretëroj mot kryesisht me kthjellime e diell ditën e martë dhe mërkurë. 

Temperaturat gradualisht në rritje deri në 9C e 13C, ato maksimale, e minimalet zbresin në -1C e -3C.  Frynë erë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img