Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Nuk përjashtohet mundësia për breshër.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-65 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 35°C. /MeteoKosova/