Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas IHMK-së, vranësirat parashihen të sjellin edhe reshje shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Dragashi pritet që ta mbajë minimalen e ditës me 2 gradë Celsius, kurse temperatura më e lartë për sot pritet të shënohet në Gjakovë e Prizren me 14 gradë Celsius.