Ditën e premtë, fillimisht do të ketë intervale me diell, e pasdite shfaqen vransira, që më vonë mund të japin kushte për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë, kryesisht nga pjesë perëndimore të vendit.
Temperaturat minimale zbresin në 15C e 19C, ndërsa ato maksimale mund të arrijnë vlera prej 32C e 34C.
Kushte për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë paraqiten edhe ditën e shtunë, derisa nga dita e diel parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat maksimale shkojnë deri në 33C e 34C, e ato minimale luhaten ndërmjet 15C e 18C.